Maqedonasit Planifikojnë Protestë të Zhurmshme për të Larguar Gruevskin

Një koalicion i partive opozitare dhe OJQ-ve i quajtur “Qytetarët për Maqedoninë” ka bërë thërritje tek qytetarët të sjellin tiganë dhe tenxhere metali me kapakë, lugë dhe çdo gjë tjetër që bën zhurmë për të bërë “protestën më të zhurmshme deri tani” kundër qeverisë së Nikola Gruevski.

Marshi do të mbahet të mërkurën dhe do të fillojë përballë zyrave të qeverisë në Shkup ku opozita ka ngritur një kamp kundër-qeveritar dhe do të përfundojë përballë shtëpisë së Gruevski.

Koalicioni tha që Gruevski duhet të jap dorëheqje dhe të marrë përgjegjësi për “regjimin e tij kriminal dhe të dhunshëm” në nëntë vitet e fundit.

“Në vend të institucioneve të pavarura ai ka krijuar kukulla të partisë, në vend të mediave të pavarura, megafon të partisë, në vend të drejtësisë shoqërore, ai ka hedhur qytetarët në mëshirë të partisë së tij,” tha koalicioni.

Maqedonia është në agoninë e një krize të thellë politike që ka ndodhur për shkak të pretendimeve për përgjime masive ilegale.

Social Demokratët [opozita] të udhëhequr nga Zoran Zaev akuzojnë Gruevskin për organizimin e përgjimeve të mbi 20,000 qytetarëve dhe po kërkojnë nga ai dhe qeveria e tij të japin dorëheqje.

Gruevski ka këmbëngulur që këto regjistrime komprometuese të bisedave të zyrtarëve,  që kanë filluar të publikohen nga opozita Social Demokrate që nga shkurti, janë “krijuar” nga një agjenci inteligjence të huaj pa emër dhe i janë dhënë opozitës për të destabilizuar vendin.

Regjistrimet tregojnë për manipulim zgjedhjesh, abuzim i sistemit gjyqësor dhe mediave dhe sugjerojnë që qeveria madje ka mbuluar përgjegjësinë e vrasjes së një djali të ri nga një polic.

BE ka ndërmjetësuar një marrëveshje për zgjedhje të reja që do të mbahen në vend deri në prillin e ardhshëm.

Një sondazh opinionesh i bërë nga Qendra maqedonase për Trajnim Evropian, një OJQ, tregon që edhe pse mediat kryesore kanë injoruar regjistrimet, 88% e personave që kanë marrë pjesë në sondazh kanë dëgjuar të paktën disa nga bisedat inkriminuese.

Sondazhi ilustron dëmin e bërë ndaj besueshmërisë së qeverisë. 41% e të anketuarve thanë që besojnë që qeveria ka përgjuar ilegalisht qytetarët ndërkohë që vetëm 22% besojnë versionin e qeverisë, që thotë që bisedat janë krijuar nga një agjenci inteligjente e huaj.

Si pjesë e përpjekjeve të ndërmjetësuara nga BE dhe SHBA për të zgjidhur krizën, katër liderët kryesorë të politikës do të takohen më 29 qershor për të diskutuar detajet e qeverisë së përkohshme që do të përgatis vendin për zgjedhjet e parakohshme.

Komisioni Evropian ka publikuar një raport, ku liston reformat urgjente që duhen bërë në disa fusha të caktuara.

Raporti thekson mangësitë serioze në Maqedoni në fusha si pavarësia e gjyqësorit, shërbimet e sigurisë, procesi elektoral dhe liria e mediave.