Luftëtari Serb i Bosnjës "e Merr Malin"

Prokuroria kërkoi të enjten mandat arresti pasi Zekiq nuk u shfaq për seancën e dëgjimit në gjykatë dhe Agjencia Shtetërore e Bosnjës për Hetim dhe Mbrojtje tha se besonte që ai ishte arratisur pranë Sekovicit në Bosnjën Verilindore, ku ishin kryer krimet në fjalë.

“Mendohet se ai është në pyjet mbi Sekovici dhe se po fshihet atje, për shkak se ai e ka territorin të njohur si një gjahtar që është”, tha gjykatësja Vesna Jesenkoviq.

Zekiq, një ish-anëtar i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, akuzohet për vrasjen e katër personave me një pushkë në dhomat e zhveshjes në stadiumin e Sekovicit, ku qytetarët boshnjakë nga fshatrat e Osmacit dhe Mernicit u burgosën në mesin e majit 1992.

Avokati i Zekiqit, Nenad Rubez tha se ai kishte kontaktuar me familjen e të dyshuarit, por ata nuk kishin informacion për vendndodhjen e tij.

“Prindërit e tij nuk besojnë se ai është në pyje, sepse babai i tij dërgoi gjahtarë atje për të kontrolluar”, tha Rubez.

Gjykata do të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë në një datë tjetër.