Luftëtari Kroat i Bosnjës ‘Ka Prerë me Thikë Boshnjakun e Zënë Rob’
Dëshmitari Mujo Becirovic i tha gjykatës së Sarajevës të enjtën se Maric e kishte keqtrajtuar atë dhe një person tjetër në fshatin Lug të komunës së Prozorit në gusht 1993.
“Nikolla na ka rrahur me lloj lloj objekte. Ai mua dhe Hamdon n aka goditur në kokë me thikë. Ai më ka there me thikë në këmbë të majtë dhe në shputë. Ai po gjuante plumba në kokën e Hamdos dhe ia shtrëngonte gishtat me dara,” tha dëshmitari Mujo Becirovic.
Becirevic gjithashtu tha se ai pa Maricin (në foto) dhe një person tjetër kur e vranë personin e njohur si Gjuzel në fshatin Paros në korrik 1993. Ai më pas ishte gjetur i vdekur.
“Nidzo gjuante në të me armë. Gjuzel filloi të ik pastaj edhe ushtari tjetër filloi të gjuajë. Nuk e pashë kur u rrëzua, por që të dy kanë gjuajtur në të,” tha dëshmitari.
Atij i kujtohet se pas gjuajtjeve Maric kishte deklaruar: “Lere le ta hajnë sorrat tani.”
Maric, ish pjestar i HVO-së akuzohet se ka marrë pjeë në vrasje, torture dhe akte tjera çnjerëzore nga nëntori 1992 deri në tetor 1993
Një tjetër dëshmitar Mujo Periz tha se ai kishte qëndruar në një shkollë të mesme në Prozor dhe një person i quajtur ‘Nixho’ dhe ‘Kobra’, të cilin e indentifikoi me Maricin, i ka thirrë emrat e gjashtë personave të cilët më nuk janë parë kurrë të gjallë.
“Ai ua thirri emrat. Një i burgosur Bajro iu afrua Nixhos se deshi të merrte jaknen por ai nuk e lejoi duke e goditur në krahror dhe thënë ‘nuk do të të duhet fare”, tha ai.
Gjykimi vazhdon më 4 shtator.