Largohet Nga Përdorimi Universitar Libri i Vesel Latifit
Është tërhequr përkohësisht nga përdorimi libri “Kriminalistika” i profesorit Vesel Latifi, në të cilin përfshiheshin përshkrime seksiste të grave të cilat raportojnë dhunën seksuale.
Sipas rektoratit, ky libër largohet nga përdorimi derisa Komisioni Botues i Universitetit të Prishtinës të marrë ndonjë vendim për librin në fjalë.
Një pjesë e kapitullit të këtij libri, ku flitej për viktimat e dhunës seksuale, kishte bërë që 11 organizata të shoqërisë civile të dërgonin një letër në Universitetin e Prishtinës, të cilat e ftonin këtë të fundit ta largojë librin nga plan-programi.
Igballe Rugova, drejtoreshë e Rrjetit Kosovë për Grave, kishe thënë për KALLXO.com se përshkrimet e tilla janë të dëmshme për gratë.
“Është posaçërisht për të ardhur keq për një shoqëri që ka kaluar luftën dhe dhunimet që të ketë një libër të tillë universitar. Jam shokuar kur e kam parë këtë,” kishte thënë ajo.