Kthehet në Rivendosje Paraburgimi për Protestuesin e Opozitës

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje një rast të paraburgimit për një protestues të opozitës, të arrestuar të mërkurën e kaluar.

Në një komunikatë, Gjykata e Apelit thotë se aktvendimi i shkallës së parë, i kundërshtuar me ankesë, përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale për shkak se “në arsyetimin e tij, nuk janë dhënë arsyet e duhura dhe vendimtare” siç kërkohen nga Kodit i Procedurës Penale.

Trim Gashi dyshohet nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë se ka kryer veprat penale të dhunës ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës se Kosovës dhe atë të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare.

Sado që rasti kthehet në rivendosje, Gjykata e Apelit thotë se i dyshuari do të vazhdojë të mbetet në paraburgim, deri në marrjen e një vendimi të ri.

Të premten e kaluar, gjyqtari i procedurës paraprake vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 17 të arrestuarve në protestën e opozitës që u mbajt të mërkurën, më 18 nëntor.