Kryeministri Takoi Bizneset për Politikat Ekonomike

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është takuar sot me përfaqësuesit e bizneseve. Ai tha se programin e qeverisë e kanë harmonizuar mes LDK-së, PDK-së dhe partnerëve tjerë të koalicionit për zhvillim ekonomik, uljen e varfërisë, forcimin e shtetit ligjit.

Në takimin me temën “Dialogu për politikat ekonomike” kryeministri Mustafa tha se tash kanë filluar dialogun me bizneset ku do t’i trajtojnë disa çështje, siç janë politikat e favorshme fiskale, orientimin për lirimin doganor, përmirësimin ambientit biznesor, transformimin e ekonomisë informate në ekonomi formale, barrierat ligjore dhe zvogëlimin e burokracisë.

Kryeministri gjithashtu tha se do ta shikojnë pakon ligjore që do t’i rregullojnë bizneset.

Megjithatë, mediat janë lejuar të qëndrojnë në sallë vetëm gjatë fjalimit hyrës të Kryeministrit Mustafa. Tash takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.