Kosova Noton Ndërkombëtarisht

Federata e Notit e Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Notit (FINA) si anëtarja e 208-të e kësaj organizate.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com kryetari i Federatës së Notit të Kosovës, Ymer Rama.

“Para katër ditësh është mbajtur një takim në Federatë botërore dhe aty na kanë pranuar. Byroja na ka lajmëruar dhe dje e kemi parë që jemi pranuar si vendi i 208-të me radhë”, tha Rama.

Ai thotë se qëllimi i kësaj Federate është të shkojë në kampionatin botëror të notit këtë verë.

“Besoj që do të marrim pjesë në kampinonatin botëror në Kazan të Rusisë që do të mbahet në muajin korrik të këtij viti” u shpreh ai.