Katër Fe Bashkohen ta Shpëtojnë Kishën e Kërcënuar në Shqipëri

Grupet fetare në Elbasan kanë i kanë dërguar një letër të hapur të përbashkët  kryeministrit për të protestuar kundër një vendimi gjyqësor që mund të çojë në prishjen e një kishe të ndërtuar mbi tokën të pretenduar nga një familje.

Në letrën drejtuar Kryeministrit, Edi Rama, përfaqësues të katër besimeve fetare në Elbasan kundërshtojnë  një vendim të Gjykatës së Lartë, i cili urdhëron kishën katolike që të lirojë lokalet e  Famullisë Shën Piu X, në mënyrë që toka t’i kthehet një familjeje që e pretendon atë.

“Ky rast shkel të drejtën e besimit dhe dëmton imazhin e Shqipërisë, për shkak të kaluarës së saj ku klerikët u persekutuan”, thuhet në letër, duke iu referuar periudhës së komunizmit.

“Protesta jonë nuk është kundër vendimit të gjykatës në vetvete por kundër mënyrës  se si vihet drejtësia  në Shqipëri,” thuhet aty.

Letra është nënshkruar nga  muftiu lokal, kreu i rendit Bektashi Sufi, si dhe nga kleri katolikë dhe ortodoksë nga qyteti i Elbasanit.

Vetëm rreth një e dhjeta e popullsisë së Shqipërisë janë katolik. Në regjistrimin e fundit, në vitin  2011, pak më shumë se gjysma e njerëzve u deklaruan si myslimanë suni.

Pjesa tjetër e popullsisë ishte e ndarë në mes të besimit të krishterë, ortodoksë, sekteve  sufiste të dominuara nga bektashinjët, dhe një numër më i  vogël të ateistëve dhe të krishterëve ungjillorë.

Në  vitin 1967, diktatori ish-komunist Enver Hoxha shpalli Shqipërinë  shtetin e parë  ateist në botë. Feja u ndalua dhe pronat e bashkësive fetare u shpronësuan.

Pas rënies së regjimit në 1991, Shqipëria ka filluar t’ju kthej pronën e konfiskuar  kishave dhe  pronarëve të tjerë të shpronësuar nën epokën komuniste.

Megjithatë, procesi  është  dëmtuar nga akuzat për korrupsion të gjykatave dhe  vendimet mbi të drejtat e pronësisë janë shpesh të diskutueshme.