Kapen Duke Këmbyer 9 Mijë Dollarë të Falsifikuara me 3 Mijë Euro të Vërteta

Policia e Kosovës ka kapur tre persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në “shitjen” e një shumë prej 9 mijë dollarëve të falsifikuar.

Personat e arrestuar janë kapur gjatë kohës sa po i shkëmbenin 9 mijë dollarët e falsifikuar me 3 mijë euro të vërteta.

Gjatë operacionit në dy lokacione në Prizren dhe Suharekë, përveç arrestimit të tre personave, policia ka konfiskuar dy pushkë gjuetie, një revole 9 milimetra dhe pajisje shtëpiake të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Pamjet ekskluzive të këtij operacioni të rrezikshmërisë së lartë do të transmetohen në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, këtë të diel në RTK.