Kadri Veseli Kërkon Falje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kërkoi falje para pak çastesh, pasi në një moment gjatë përpjekjes për ta vazhduar seancën e “tradhëtuan” nervat dhe u shpreh me një gjuhë të pazakontë për një përfaqësues populli në Kuvend.

“Ma honksh”, ishin fjalët e Veselit gjatë kohës sa e kishte mikrofonin e kyçur përderisa i përgjigjej akuzave që lëshonte një deputet opozitar.

Pak minuta më vonë, në një postim në Facebook, Kadri Veseli pranoi se është shprehur në mënyrë joadekuate.

“Në Seancën plenare të mbajtur sonte, në një moment gjatë përpjekjeve për të qetësuar situatën e krijuar jam shprehur në mënyrë joadekuate, shprehje me të cilën mund të preken nënat dhe motrat tona”, ka thënë Veseli.

“Dëshiroj t’ju kërkoj falje atyre nga thellësia e zemrës, duke filluar nga nëna ime, bashkëshortja ime dhe të gjitha nënave dhe motrave të Kosovës sonë”, tha Veseli.