Jeta në Kosovë Diskutoi për Protestën e Kulturës

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ të enjten diskutoi për zhvillimet e fundit në Kulturë.

Pse po kërkohet dorëheqja e ministrit të Kulturës, Kujtim Shala? Cilat janë pakënaqësitë e komunitetit të kulturës e artit për buxhetin e ndarë për vitin 2015 dhe grantet për komunitetin kulturor? A është kultura e politizuar? Cilat projekte janë përkrahur e cilat jo nga Ministria e Kulturës? A ka strategji të kulturës në Kosovë? Kush ka vendosur të mos aplikojë farë për subvencion nga Ministria e Kulturës dhe pse?

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu kishte ftuar:

Vehbi Miftari – Ministria e Kulturës

Eroll Bilibani – DokuFest

Ilir Bajri – Prishtina Jazz Festival

Dardan Selimaj – DAM Festival

Faik Luta – Festivali i Letërsisë, FLO