Jep Dorëheqje Kryespiuni i Erdoganit, Futet në Politikë

Shefi i fuqishëm i inteligjencës turke, një nga aleatët më të mëdhenj të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka dhënë dorëheqje nga kreu i agjencisë për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka raportuar të shtunën agjencia e lajmeve Anatolia.

Dorëheqja e Hakan Fidan, i cili është shef i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit (MIT) që nga viti 2010, mund të nxisë një riformatizim të madh të qeverisë turke pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Shtypi turk, ditëve të fundit ka spekuluar se garimi i Fidan për deputet do t’i hapë rrugë atij për t’u bërë ministër i jashtëm pas këtyre zgjedhjeve dhe që do ta bënte atë një profil të lartë në diplomacinë turke.

Dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Ahmet Davutoglu dhe ajo do të hyjë në fuqi që nga e marta.

Lëvizja erdhi pasi Fidan, që besohet të jetë në fund të 40-ave, ka mbajtur disa takime me dyer të mbyllura me Erdoganin dhe Davutoglun në Ankara javën e kaluar.

Der në zgjedhje, Fidan do të punojë si këshilltar i kryeministrit.