Institucionet që Duhet ta Luftojnë Korrupsionin, Vetëm për Kozmetikë

Drejtori për Ballkanin i Rockefeller Brothers Foundations, Haki Abazi, tha sot se institucionet që janë përgjegjëse për ta luftuar korrupsionin, janë “vetëm për kozmetikë”.

Duke folur në konferencën në të cilën u publikua raporti i monitorimit të prokurimit “Arka e Favoreve” i BIRN-it, Abazi u shpreh se pavarësisht cilësisë së ligjeve në Kosovë për fushë, ato nuk po gjejnë zbatim në praktikë.

Dhe kjo, sipas tij, po ndodh në tërë Ballkanin.

“Ballkani është i përfshirë në një kancer. Për hatër të dikujt që keqpërdor, ne nuk mundemi që Kosovën ta mbajmë peng të korrupsionit”, tha Haki Abazi.

“Ligjet tona janë shumë të mira, por zbatimi i tyre në praktikë nuk është i duhur sepse institucionet përgjegjëse janë vetëm për kozmetikë”, tha Abazi.