Remzi Shala

I ftuari në Gjykatën Speciale, përballet me akuza për krime lufte në Gjykatat e Kosovës

Remzi Shala, i cili gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe ”, është duke u gjykuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

Gjykimi zhvillohet në Gjykatën e Prizrenit, dhe aktakuzën e përfaqëson Prokuroria Speciale e Kosovës, prokurori Haki Gecaj.

Remzi Shala akuzohet se në qershor të 1998-ës bashkë me disa persona tjerë pjesëtarë të UÇK-së kanë privuar nga liria Haxhi Përteshin, i cili disa ditë më pas është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” ish-ushtari i UÇK-së Remzi Shala kishte mohuar se ka lidhje me privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.

Kallxo.com ka rapoRtuar se në dhjetor të vitit 2018 Remzi Shala kishte pranuar ftesë nga Prokuroria e Specializuar për tu intervistuar.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar edhe avokati i Shalës, Natal Bullakaj.

” Molla e Kuqe ”  ishte ftuar për intervistë për datën 17 Janar.

Por Shala ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj Gjykate, i njëjti ka thënë që nuk e njeh këtë Gjykatë dhe se është krenar për luftën që ka bërë.

Me datë 9 janar Remzi Shala duhej të paraqitej në GJykatën e Prizrenit për tu pëballur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

Remzi Shala  afër  1 muaj më parë kishte pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar, i njëjti ishte arratisur në drejtim të panjohur për organet e Drejtësisë, por as avokati i tij mbrojtës Natal Bullakaj nuk kishte njohuri për të mbrojturin e tij.

Mungesa e Remzi Shalës, e shtyu trupin gjykues të udhëhequr nga kryetarja Raima Elezi, që të lëshojë urdhër që Shala të sillet me Polici në gjykatë..

Në shkurt të këtij viti Kallxo.com ka raportuar se Gjykata e Prizrenit ka lëshuar urdhër – arrest ndërkombtëar për Remzi Shaën.

Gjyqtarja Raima Elezi që është kryetare e trupit gjykues në rastin e Remzi Shalës, kishte lëshuar letër-rreshtim vendor dhe letër-rreshtim ndërkombëtar, pasi që nga Policia e ka pasur të pamundur gjetjen e të akuzuarit Shala.

Me 24 Maj, Remzi Shala i kërkuar me urdhër – arrest ndërkombëtar u arrestua në shtëpinë e tij.

Menjëherë pas arrestimi Shala u soll para  Gjykatës ku ndaj tij u caktua paraburgimi, përderisa gjyqtarja Raima Elezi njoftoi se nga Policia është lajmëruar për praninë e SHalës në shtëpinë e tij.

“Sot në ora 08:00 jam njoftuar nga Policia se është zbatuar urdhëresë ndaj djalit të akuzuarit për një vepër tjetër penale. Dhe gjatë zbatimit të urdhëresës Policia ka gjetur se edhe Remzi Shala gjendej në shtëpinë e tij”, ka deklaru gjykatësja Elezi.

Shala Gjatë kësaj seanca kishte deklaruar se nuk është arratisur nga gjykimi për të cilin akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me rastin e Haxhi Përteshit, por është arratisur për t`i ikur ftesës nga Gjykata Speciale për të cilën deklaroi sërish se nuk do t`i përgjigjet.

“Ju e dini që kurrë s`kam ik prej gjykatave tona ”, ishte deklaruar Shala.

I njëjti kishte thënë se dy ditë para arrestimit kishte ardhur në shtpinë e tij, dhe se gjaët kësaj kohe kishte qëndruar në Shqipëri.

Remzi Shalës iu caktua paraburgimi, përderisa ai pritet të dal para gjykatës për tu përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale t Kosovës, në lidhje me rrëmbimin e Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

https://kallxo.com/i-ftuari-nga-gjykata-speciale-molla-e-kuqe-mbetet-ne-paraburgim/