I Akuzuari për Vrasje, Kërkon Ekzaminim Neuropsikiatrik
Në gjykatën themelore në Prizren, ka vazhduara seanca e rigjykimit ndaj Fadil Shalës, Enver e Artan Kryeziu, për vrasjen e Burim Kryeziut nw 2 gusht të vitit 2012.
Avokati i të akuzuarit Fadil Shala, kërkoi nga trupi gjykues që i mbrojturi i tij të dërgohet në ekzaminimi neuropsikiatrik, pasi që i njëjti deri tani nuk e ka pranuar se e ka goditur të ndjerin, mirëpo me kalimin e kohës, i njëjti ka analizuar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Ai tha, se i akuzuari do ta ndryshoj deklaratën dhe do e pranon që e ka goditur të ndjerin, por propozon që i njëjtit të dërgohet për ekzaminim në neuropsikiatri, pasi që në momentin e goditjes ka qenë në ndikim mendor, pasi vetë ai ka qenë lënduar po ashtu edhe prindi i tij.
Por, këtë propozimin e kundërshtoi prokuroria e shtetit dhe përfaqësuesi i të dëmtuarit, avokati Hajrip Krasniqi, me arsyetimin se i akuzuari para trupit gjykues do të deklarohet për të dytën herë dhe ai vetëm po pranon që ka goditur, por nuk e dimë se a do të marrë edhe përgjegjësin për këto goditje.
“Ne si palë e dëmtuar refuzuam diçka të tillë, nuk e pamë të arsyeshme dhe nuk e arsyetuan, një kërkesë ashtu si duhet, madje edhe gjykata mori vendim, një propozim i tillë, një kërkesë e tillë, për ekzaminim mjeko ligjor të akuzuarit të parë të refuzohet”
Gjykata e refuzoi kërkesën e të akuzuarit Fadil Shala, ndërsa aprovoi kërkesën që për seancën e ardhshme të ftohet prapë eksperti mjekoligjor, për t’u sqaruar vetëm në aspektin e pyetjes së prokurores lidhur me kafkën.
Ky propozim erdhi, pasi që avokatja e të akuzuarit Enver Kryeziu, para fillimi të seancës kërkoi që të plotësohet procesverbali i seancës së kaluar, ku në proces nuk është futur pyetja e prokurores së shtetit dhe përgjigja e ekspertit mjekoligjor, Dr. Naim Uka, sa i përket pyetjes për kafkën, ku të gjithë palët u pajtuan se mungon kjo pyetje, por kishin kundërshtime sa i përket demonstrimi të eksperti rreth kafkës, për çka për t’i eliminuar këto dilema, trupi gjykues morri vendim që të ftohet prapë eksperti mjekoligjor.
Të akuzuarit, akuzohen për veprën penale të vrasjes, se me 2 gusht të vitit 2012, pas një përleshje masive në mes familjarëve të Jonuz Kryeziut e Izet Shalës në njërën anën dhe familjes së Nuhi Kryeziut në anën tjetër, pas një javë ne spital, kishte ndërruar jetë i ndjeri Burim Kryeziu, pas lëndimeve të marra gjatë përleshjes masive në mesë këtyre familjeve.
I akuzuari Fadil Shala është shpallur fajtor për këtë vepër penale dhe është dënuar me 15 vite burg, ndërsa të akuzuarit Enver e Artan Kryeziu, ishin dënuar me nga 13 vite burg, por gjykata e Apelit, e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, pasi që kishte gjetur shkelje procedurale, ndërsa ndaj 12 të akuzuarve tjerë ishte vërtetuar dënim nga kjo gjykatë.
Seanca e ardhshme u caktua me 3 dhjetor ku do të dëgjohet eksperti mjekoligjor dhe do të ftohet prapë dëshmitari Rrahim Hoxha, i cili gjendet jashtë vendit.