HRW: Qeveria dhe BE Tani ta Themelojnë Gjykatën Speciale

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, me seli në Nju Jork mirëpriti votimin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës me të cilin iu hap rruga themelimit të Gjykatës Speciale.

Një zyrtare e kësaj organizate tha se Kosova kishte marrë “vendimin e duhur për drejtësi dhe llogaridhënie”.

“Ky është një hap i rëndësishëm për viktimat dhe për Kosovën, për t’iu larguar modelit të mosndëshkimit dhe më në fund t’i adresohet akuzave serioze për krime pas konfliktit,” tha Lotte Leicht, drejtoreshë e Human Rights Watch të BE-së, raporton Balkan Insight.

Qeveria duhet të punojë tani me BE-në për themelimin menjëherë të gjykatës, tha Leicht.

“Që gjykata të jetë e besueshme, është i nevojshëm një program i besueshëm, i fortë dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e dëshmitarëve,” u shpreh ajo.