Gjermania Si Parajsë për Azilkërkuesit Maqedonas

Numrat në gjashtë muajt e parë të këtij viti qëndrojnë mirë me shifrat për vitin 2013, duke theksuar popullaritetin e vazhdueshëm të Gjermanisë si një destinacion për azil.

Në gjysmën e parë të këtij viti, Gjermania ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të numrit të azilkërkuesve që vijnë nga Maqedonia, edhe pse vetëm disa prej tyre ka marrë aprovimin për të qëndruar.

Rreth 4600 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në Gjermani në gjashtë muajt e parë të vitit 2014, tha Zyra Gjermane për Migracion dhe Refugjatë. Vetëm 0.3 për qind prej tyre iu miratura kërkesa për qëndrim.

Kjo është një rritje e dukshme në shifra për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur  3,100 maqedonas kishin aplikuar për azil.

Sa i përket rajonit të Ballkanit në përgjithësi, Serbia mbetet lider në drejtim të kërkesave për azil në Gjermani.

Shtetasit serbë kanë dorëzuar rreth 12 mijë kërkesa në gjysmën e parë të vitit 2014.Maqedonasit janë në vendin e dytë, të ndjekur nga boshnjakët që kanë bërë 4,150 aplikime.

Gjithashtu edhe rreth 3 mijë persona nga Kosova si dhe 780 qytetarë të Malit të Zi kërkuan azil në Gjermani .

Në dhjetor 2009, Bashkimi Evropian hoqi regjimin e vizave për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke i lejuar ata që të udhëtojnë në zonën Shengen të BE-së pa pasur nevojë për viza.

Që atëherë, Suedia, Belgjika, Gjermania dhe vende të tjera evropiane janë ankuar ndaj Serbisë dhe Maqedonisë për ardhje masive të azilkërkuesve nga Ballkani, kryesisht shqiptarë etnikë dhe romë.

Përderisa disa vende kanë frenuar problemin duke shkurtuar gjatësinë e procedurave për shqyrtimin e kërkesave, Gjermania mbetet një destinacion popullor për shkak të procedurave të saj relativisht të gjata të azilit gjatë të cilave aplikantët përfitojnë një qëndrim të lirë dhe u hiqen shpenzimet e tyre të jetesës.

Por kjo mund të ndryshojë në fund të këtij muaji, kur Bundestagu pritet të votojë një projektligj të ri duke reduktuar kohëzgjatjen e procedurave të azilit.