Gjendet Një Trup i Pajetë në Vushtrri, Dyshohet për Vetëvrasje

R. Xh. rreth 51 vjeçar nga fshati Dobërllukë i Vushtrrisë, është gjetur të martën pa shenja jete, bën të ditur policia e Kosovës.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi që Policia e Kosovës ishte njoftuar nga djali i tij se ishte zhdukur, ka thënë zyra për informim e policisë në Mitrovicë.

Trupi i pajetë i R.Xh. (1963) është gjetur nga familjarët afër lumit Sitnica në Vushtrri, ndërsa policia dyshon për vetëvrasje me me pistoletë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin duke shtuar së i njëjti është paraqitur si i zhdukur nga djali I tij.

“Personi në fjalë është raportuar i zhdukur nga djali i tij prej ditës së djeshme. Me të marrë informacionin për gjetjen e një personi të vdekur, policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se bëhet fjalë për personin që konsiderohej i zhdukur”, tha Zahiti.

Zahiti gjithashtu shtoi se në vendin e ngjarjes, afër  personit, është gjetur një pistoletë, ndërsa në kokën e tij ka marrë një plagë e cila ia ka shkaktuar vdekjen.

“I ndjeri dyshohet se ka kryer vetëvrasje, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion”, thotë zëdhënësi i Zahiti.