Gazeta Jeta në Kosovë Shpërblehet Për Raportimin Mbi Varfërinë
Nektar Zogiani e Tinka Kurti nga gazeta Jeta në Kosovë, u shpërblyen sot nga UNDP me çmimin e parë për mediat online në fushën e varfërisë.
UDNP sot ka ndarë çmimet për gazetari hulumtuese në fushën e varfërisë. Me këtë çmim UNDP ka shpërblyer gazetarë të Gazetës Jeta në Kosovë, Koha Ditore, televizionin Klan Kosova, të përditshmen Tribuna, dhe Radio 038 – Gracanica”.
Nektar Zogiani e Tinka Kurti nga gazeta Jeta në Kosovë janë shpërblyer me vendin e parë në kategorinë e mediave online në konkursin për gazetari hulumtuese në fushën e varfërisë, të organizuar nga UNDP, dhe të monitoruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Ndërsa në raportimin për televizion, vendin e parë e fitoi Florent Zeqaj nga Klan Kosova, me storien “80 vjeçarja jeton vetëm me djalin me aftësi të kufizuara” si dhe vendin e dytë e fitoi Merita Sekiraca nga emisioni “Edhe unë jam Kosove”, në RTV21.
Në kategorinë e mediave të shtypura, vendin e parë e fitoi Nexhat Tovërlani me artikullin “Fëmijëria e munguar e njëmbëdhjetëvjecarit” nga Koha Ditore si dhe vendin dytë e fitoi Saranda Ramaj, me artikullin “45 ish-ushtarë të UCK-së kanë kryer vetëvrasje”, gjithashtu nga Koha Ditore.
Për storien më të mirë në radio shpërblimin e fitoi Ivan Miljkovic me storien “Tregimi për nënën”, nga “Radio 038 e Gracanicës.
Ndërsa në kategorinë e fotografisë, u shpërblye Xhemail Sllovinja nga gazeta Tribuna.
Për 9-të vite me radhë UNDP shpërblen gazetarët nga mediat e ndryshme të Kosovës për raportimin mbi varfërinë.