Fotografi Brenda Dhomave të Torturës së Bashar Asadit (+18)

Fotografitë që do të shfaqen në Muzeun e Holokaustit në SHBA janë dëshmi e krimeve të luftës, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit ka marrë 27.000 fotografi që tregojnë trupa të dobësuar, me organet e lënduara dhe të djegura të viktimave të torturës siriane – pamje të tmerrshme, që një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit rrëfeu për Yahoo Neës, përbëjnë  prova që mund të përdoren për të ngritë akuza për krime lufte kundër regjimit të Presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Fotografitë janë të “tmerrshme – disa prej tyre të shkaktojnë dhimbje në “organeve të brendshme,” tha Stephen J. Rapp, ambasadori i SHBA-së për krimet e luftës, në një intervistë. “Kjo është një nga dëshmitë më të forta që ne kemi parë në fushën e dëshmimit të kryerjes së mizorive masive.”

Fotografitë – një numër i vogël i të cilave do të publikohen për publik për herë të parë të mërkurën në Muzeun e Holokaustit SHBA – janë kontrabanduar nga Siria nga një fotograf zyrtar i regjimit i cili dezertoi dhe është i njohur vetëm me emrin e tij të koduar, Cezar .

Ato u shfaqën në një seancë me dyer të mbyllura të Komitetit të Punëve të Jashtme në korrik ku Cezari dëshmoi i maskuar. Ata tani janë duke u analizuar nga ana e FBI-së për të përcaktuar nëse ndonjë shtetas i SHBA-ve mund të ketë qenë në mesin e viktimave – një gjetje që mund të jetë baza për të bërë padi penale në SHBA kundër zyrtarëve të regjimit të Assadit.

Qeveria siriane ka denoncuar zyrtarisht fotografitë si të rreme duke sugjeruar që shumë prej kufomave të para në të vërtetë janë të militantëve që kanë vdekur në betejë.

Ndërsa agjentët e FBI janë ende duke analizuar autenticitetin e fotografive, por “jozyrtarisht” ata kanë thënë se “mendojnë që është e pamundur që fotografitë të mund të jenë të falsifikuara. Nuk ka asnjë dëshmi të modifikimit.”

Historia e fotografive fillon në mars të vitit 2011, kur protestat e Pranverës Arabe kundër qeverisë së Assadit përfshinë Sirinë. Qeveria filloi arrestimin e disidentëve të dyshuar. Cezari, një polic ushtarak ishte caktuar për ta udhëhequr një ekip prej 11 fotografëve puna e të cilëve ishte për të dokumentuar vdekjen e të burgosurve të sjellë në spitalin ushtarak nga tre qendrat e paraburgimit rreth Damaskut.

Por në verën e vitit 2013, Cezari u tha hetuesve, se ai u ishte ndjerë aq keq nga ajo që ai ishte duke parë dhe vendosi t’i kontaktojë rebelët sirianë. “Unë nuk mund ta bëjë këtë më,” u tha ai atyre, sipas David Crane, një prokuror për krimet e luftës për Sierra Leone cili kaloi orë duke e intervistuar Cezarin si pjesë e një rishikimi të veçantë të fotografive porositur nga qeveria e Katarit.

Cezari filloi kontrabandimin e fotografive të tij te rebelët, duke iu ofruar atyre fajllat me fotografi të fshehura në këpucët e tij, tha Crane. Për të mbrojtur familjen e tij, Cezari falsifikoi vdekjen e tij, duke organizuar një funeral të rremë, para se të arratisej nga Siria në gusht të vitit 2013. Ai tani është i fshehur në Evropë.

Fotografitë, sipas Crane, dokumentojnë “një makinë industriale vrasjesh që nuk shihej që prej Holokaustit.” Ato tregojnë trupat, disa prej tyre të rreshtuar në një magazinë, shumë duken të jetë viktima të urisë, brinjë e tyre të dalë nga organet e dobësuara.

Disa tregojnë njerëz me sytë e të cilëve u nxorën; të tjerët kishin fraktura dhe çarje nga rrahjet dhe në disa raste vdekjet , sipas një raporti që Crane shkroi në lidhje me fotografitë e publikuara në janar.