Flora Brovina Merr Ndihmë Mjekësore pas Lotsjellësit të Opozitës

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës pas gazit lotsjellës të hedhur në seancën e Kuvendit nga ana e deputetëve të opozitës, ndërsa deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka marrë ndihmë mjekësore.

Vetëvendosje e ka marrë përsipër hedhjen e gazit lotsjellës.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se hedhja e lotsjellësit në seancë ka qenë hapi i tretë i deputetëve të opozitës pas zbulimit të pikturave dhe filikaçave.