EULEX Kritikohet Për Vrasjen e Doganierit Lituanez në Veri të Kosovës

Në intervistën për “Jeta në Kosovë”, prokurorja e suspenduar e EULEX-it, MariaBamieh, ka adresuar kritika ndaj misionit evropian për mënyrën e trajtimit të stafit të vet, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut për jetën.

Bamieh ka folur për vrasjen e oficerit doganor nga Lituania, AudriusŠenavičius, i cili u vra nga persona të panjohur në shtator të vitit 2013, në afërsi tëZveçanit përderisa po shkonte në vendin e tij të punës në njënga pikat kufitare në veri të Kosovës.

Bamieh thotë se një raport i brendshëm hedh kritika ndaj EULEX-it, ndërsa tregon se vet autori i raportit i qe nënshtruar presionit për shkak të përmbajtjes së dokumentit.

“(Në raport) është thënë se po qe se EULEX-i do të ofronte një veturë të blinduar, z. Audrius do të mund të ishte gjallë sot”, thotëBamieh.

Ajo konfirmoi se Šenavičius ka qenë duke udhëtuar në rrugët e veriut të vendit me veturë tëpablinduar.

Sipas saj, EULEX po mundohet të kursejë pavarësisht rreziqeve të sigurisë së stafit.

“Disa njerëz mundohen që të kursejnë. Për këtë është bërë edhe ulja e numrit të stafit. Për fat të keq janë munduar që të kursejnë para në vend të gabuar”, tha ajo.

Ajo thotë se raporti në fjalë “mund të jetë modifikuar pak”, por shton personi që e ka hartuar atë është betonuar në qëndrimet e tij se stafi në veri duhet të ketë vetura të blinduara për të realizuar detyrat e veta.

“Në fakt, ata kanë pasur vetura të blinduara, por pak kohë para vrasjes së Audriusit është marrë vendimi ose nga kreu i misionit, ose nga dikush tjetër brenda misionit, se ata nuk kanë nevojë për vetura të blinduara dhe se mund t’i shfrytëzojnë veturat e zakonshme”, tha ajo.

Bamieh ka thënë se nuk është në dijeni për ecurinë e hetimeve për vrasjen e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri, i vrarë më 25 korrik të vitit 2011 në veri, në ditën kur autoritetet e Kosovës po mundoheshin ta shtrinin autoritetin e tyre në veri.