Dy Ministra të Federatës Boshnjake Mbeten në Paraburgim

Zyra e Prokuroirit njoftoi se dy ministra të Federatës të arrestuar të mërkurën nën dyshimin për mashtrim dhe evazion fiskal janë duke u mbajtur në paraburgim për dy muaj.

Jerko Ivankoviq-Lijanoviq, ministër i Bujqësisë dhe Milorad Bahijl, ministër i Tregtisë në entitetin e Federatës Boshnjake bashkë me pesë persona tjerë janë duke u mbajtur në paraburgim, derisa prokurori i shtetit liroi disa nga të dyshuarit të ndaluar më parë nga policia.

Ministrat dhe nëntë persona tjerë qenë arrestuar të mërkurën nën dyshimet për shmangie taksash dhe mashtrim në lidhje me bizneset e disa kompanive.

Zyra e Prokurorit njoftoi të enjten se kërkoi paraburgim prej një muaji për shtatë nga 11 të arrestuarit të mërkurën.

Gjithashtu kjo zyrë bëri me dije se kërkoi masa kufizuese edhe për tre të tjerët e dyshuar për shmangie tatimi dhe mashtrim.

“Prokurori i Departamentit Special për Krim të Organizuar, Krim Ekonomik dhe Korrupsion do të dërgojë kërkesën për përcaktimin e paraburgimit 30 ditësh për të dyshuarit: : Jerko Ivankoviq-Lijanoviq, Slavo Ivankoviq-Lijanoviq, Jozo Ivankoviq-Lijanoviq, Bahilj Milorad, Sliskovic Jozo, Sakota Mirjana and Galic Mirko”, njoftoi zyra.

“Për të dyshuarit Zdravko Mikuliq, Drazenko Kvesiq dhe Zdravko Ivankoviq prokurori do të sugjerojë masa kufizuese”, shtoi Zyra e Peokurorit.

Mladen Ivankoviq-Lijanoviq një ligjvënës shtetëror dhe vëllai i njërit nga ministrat e paraburgosur u lirua të enjten bashkë me tre të tjerë në përputhje me urdhrat e ndalimit.

“Nuk kam ide pse jam arrestuar, për çka dhe pse u lirova. Pasi kjo është hera ime e parë dhe nuk i di të gjitha rregullat, ajo që më brengosë është mënyra se si prokurori më ndaloi mua”, u tha medieve Mladen Ivankoviq-Lijanoviq.

Ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit, ai gjithashtu është kryetar Partia Popullore e Punës për Progres që është njëra nga katër partitë në pushtet të entitetit të federatës Boshnjake.

Agjencia Shtetërore Hulumtuese dhe Mbrojtëse (SIPA) që kreu arrestimet të mërkurën tha se dyshon që grupi për shmangie nga tatimi dhe veprime tjera mashtruese në mënyrë të paligjshme fitoi 6 milionë euro.

Ata dyshohen se fituan këto para nga tatime të shmangura dhe të papaguara,  përdorim të pavend të nxitjes për zhvillim të prodhimit dhe bujqësisë dhe nga shitjet e stoqeve dhe rezervat e vjedhura në Departamentin Federal të Rezervave të Mallrave.

Arrestimet policore u zhvilluan në Sarajevë, Mostar, Shiroki Brijeg dhe Grude në 17 lokacione, 14 objekte private dhe tri kompani- “The Lijanoviqi Family Company”, “Kora Fin” in Shiroki Brijeg dhe “Velmos Compani” në Mostar.

Lijanoviqi është njëra nga kompanitë më të mëdha të mishit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo drejtohet nga një familje me këtë mbiemër, shumë nga të cilat i takojnë Partisë Popullore të Punës për Pushtet, kryetar dhe nënkryetar i të cilit janë dy vëllezërit Ivankoviq-Lijanoviq.

Zyra e Prokurorit Shtetëror tha se rasti i koduar “Mishi” është një nga rastet më komplekse të krimit të organizuar të zbuluar në Bosnjën e Hercegovinën e pas Dayton-it, marrëveshja e paqes e vitit 1995 që i dha fund luftës katërvjeçare.

Autoritet tatimore të Bosnjës gjithashtu morën pjesë në hetimet e SIPA-s dhe prokurorit në rastin “Mishi”. Në disa nga raportet e saj të mëparshme Zyra e Tatimeve theksoi se disa kompani të vogla të lidhura me kompaninë Ivankoviq-Lijanoviq e dëmtuan për disa milionë euro buxhetin e shtetit duke iu shmangur Tatimit mbi Vlesën e Shtuar.

Vitin e kaluar një hulumtim i BIRN-it zbuloi që ministri Jerko Ivankoviq-Lijanoviq po hetohet për dyshimet e ndarjes së subvencioneve bujqësore për anëtarët e familjes së tij.