Dëshmitari Nuk Paraqitet në Seancën e Shpërthimit te “Sekiraqa”

Fadil Berisha, dëshmitari i propozuar nga prokuroria në gjykimin për rastin e shpërthimit në Lokalin “Sekiraqa”, nuk u paraqit fare të premten në gjykatore.

Kryetarja e trupit gjykues tha se nuk dihet nëse ky dëshmitar e ka marrë fletëthirrjen e gjykatës në mënyrë të rregullt.

Seancat e radhës në këtë rast janë paraparë për 25 nëntor dhe 3, 16 e 17 dhjetor.

13:55

Avokatët Kërkojnë Heqjen e Masës së Sigurisë të Akuzuarve të Shpërthimit te “Sekiraqa”

Avokatët mbrojtës të ish-policëve të akuzuar në rastin e shpërthimit te Lokali “Sekiraqa”, kërkojnë që të akuzuarve  t’u hiqet masa e lajmërimit ne stacionin policor.

Ndërsa prokurori  kërkoi që kjo masë sigurie të mbetet

11:15

Dëshmon i Plagosuri në Rastin e Shpërthimit te “Sekiraqa”

Dëshmitari Liridon Nishevci ishte plagosur nga ky shpërthim në shtatorin e vitit 2007.

Ai deklaroi se natën kritike ishte në Lokalin “Ryshiti”.

“Më kanë thanë kqyre Njësinë Speciale të Policisë. Unë blic i kam pa”, tha dëshmitari.

Këta policë akuzohen për kryerjen e shpërthimit që vrau dy persona dhe plagosi 11 të tjerë.

Dëshmitari është duke i vuajtur ende pasojat e lëndimeve.

10:45

Nis Seanca e Shpërthimit te “Sekiraqa”

Për shkak të vonimit të të akuzuarit Afet Dalloshi, seanca e rastit të shpërthimit te Lokali “Sekiraqa”, për të cilin po ngarkohen tetë persona nisi me vonesë.

Aktualisht po bëhet procedimi i dëshmitarëve

10:25

I Akuzuari Mungon në Rastin e Shpërthimit te “Sekiraqa”

I akuzuari Afet Dalloshi nuk është paraqitur ende në gjykatore dhe gjykimi për shpërthimin te lokali “Sekiraqa” në vitin 2007 nuk mund të fillojë pa praninë e tij.

Seanca është ndërprerë për 15 minuta, njofton gazetari i KALLXO.com-it në Kinemanë “ABC 1”, ku ajo po mbahet.

Për shpërthimin te ky lokal akuzohen tetë persona. Shpërthimi kishte ndodhur në vitin 2007 pas vrasjes së policit Triumf Riza.

Pronar i lokalit është Enver Sekiraqa, ndërsa shpërthimin dyshohet se e kanë kryer shokët e ish-policit të vrarë, pak para shpërthimit.

Nga shpërthimi qenë vrarë dy persona dhe shumë të tjerë ishin lënduar.

Seanca pritet të nisë në orën 10 e 30 minuta.