Demolohet Ndriçimi Publik në Rrugën B në Prishtinë

Rruga B në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë është dëmtuar ndriçimi publik. Nga fotografitë që shihen më poshtë, shihet se ato janë dëmtuar dhe janë jashtë funksionit.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se është bërë ndriçimi në segmentin e parë në rrugën B në kuadër të projektit për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

Zyrtarja e Lartë për Media e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu – Bejta, tha për KALLXO.com se ato janë dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm.

“Fatkeqësisht, ka edhe persona të papërgjegjshëm që e dëmtojnë pronën publike. Duhet kuptuar se e mira publike është e të gjithëve, është baza për një shoqëri dhe qytet të të gjithëve. Andaj, të gjithë bashkërisht duhet te përkujdesemi për të mirën e përbashkët, për pronën publike”, tha ajo.

“Pavarësisht këtyre dëmtimeve, komuna e Prishtinës do t’i bëjë riparimet e nevojshme ato me qëllim që qytetarëve t’iu ofrojmë një jetë sa më të mirëqenë dhe të sigurt, sidomos kur dihet se ndriçimi i rrugëve dhe hapësirave në kryeqytet është një prej parakushteve themelore për sigurinë publike”, shkoi Mullafazliu – Bejta.