#DebatPernime për Kulturë dhe Sport
#DebatPernime, i udhëhequr nga Jeta Xharra, ka ftuar sot përfaqësues të gjashtë partive politike që t’i shpalosin programet e tyre për Kulturë dhe Sport në debatin e tretë parazgjedhor. Shikoni debatin LIVE në:
Gent Begolli – AAK: 50 milion për infrastrukturën mbështetëse sportive dhe do të bëhen 210 stadione.
“50 milinë kena m’i dhanë për infrastrukturën mbështetëse sportive, do të bëhet 210 stadiume, ku do të jenë stadiume të futbollit, basketbollit. Kur t’ua krijon infrastrukturës, edhe talentë të rinj gjithqysh rrinë një Kosovë” tha Gent Begolli.
Bajrush Morina – LDK dhe Fisnik Ismajli – VV: Debat rreth pronësisë së NEWBORN-it.
Bajrush Morina: “E ke privatizu NEW BORN-in dhe ajo më nuk është pronë e jotja, por është pronë e shtetit, sepse i ke marrë paret prej Hashim Thaçit”, tha Bajrush Morina nga LDK.
Fisnik Ismaili: Nuk jam pronar i NEW BORN-it. Ti po i përmend 60 mijë euro, e Isa Mustafa i ka dhanë 120 mijë euro për mbikalimin të rrethi i spitalit, të cilin kurrkush nuk po ta përdorë”, tha Fisnik Ismaili nga LVV.
Besa Berberi – VV: Nuk do ta rrisim buxhetin, por do ta menaxhojmë më mirë.
Besa Berberi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk do të rrisin buxhetin por do ta menaxhojnë mirë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo tha se partia e saj do ti padisë zyrtarët dhe kompanitë private që kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore. Berberi shtoi se qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë është shembull.
Genc Salihu – PF: Ne do ta mbrojmë trashëgiminë moderne siç është turbofolku dhe tallavaja.
“Është turbo folku, tallavaja, është arkitektura e bukur e aluminit dhe xhamit, mustrozitete të hatashme të bukura të cilat i kemi ndërtuar në 15 vjetet e fundit, rrugë që të shpijnë askund. Të gjitha këto gjëra një ditë mundet dikush të vijë e të na i marrë. Ne duhet t’i mbrojmë këto me çdo kusht, sepse UNESCo do t’na i mbrojë të tjerat”, tha Gent Salihu nga Partia e Fortë.
Jehona Shyti – PDK: Do ta dyfishojmë buxhetin për trashëgimi kulturore.
Burbuqe Bakija Deva – AAK: Kemi planifikuar që buxhetin ta rrisim me 50 për qind.
“AAK-ja ka planifikuar që buxhetin ta rrisë në 50 për qind, dmth të jetë në 3 për qind të buxhetit total të Kosovës. Institucionet e MKRS-së ekzistojnë prej projekteve, të cilat sipas preferencave të stafit politik jepen ato projekte për institucionet e trashëgimisë kulturore. AAK-ja mendon që këto mjete duhet të menaxhohen nga vetë këto institucione”, tha Burbuqe Bakija – Deva nga AAK.
Anita Ahmeti – AKR: 50 për qind rritje të buxhetit për MKRS-në
“Duke pasur parasysh mangësitë në dy sferat, siç është kultura dhe sporti, të cilat duhet të menaxhohen shumë mirë, atëherë AKR-ja në programin e saj për vitet e ardhshme ka paraparë që buxheti të rritet për 50 %”, tha Anita Ahmeti.
Fisnik Ismajli – VV: Nuk ka cilësi në sport dhe kulturë.
“Ku po don ti me marrë pjesë në gara ndërkombëtare kur nuk ki epikë të futbollit, ose të asnjë sportisti tjetër të këtij sporti. Majlinda Kelmendi nuk është produkt i yti. Dhe çfarë pjesëmarrje në FIFA kur e ki fusnotën aty”, tha Fisnik Ismaili nga VV.
Vjollca Krasniqi – LDK: Lidhja Demokratike e Kosovës ka program.
“Programin e ka LDK-ja në shtylla të trasha e ka në këtë fletushkë të cilën po e thotë Fisniku”, tha Vjollca Krasniqi.
Memli Krasniqi – PDK: Institucionet e trashëgimisë kulturore do të ketë pesëfish më shumë buxhet në të ardhmen.
Fisnik Ismajli – VV: LDK-ja nuk ka program
“Zotëriu i LDK-së po i referohet programit të LDK-së. Na nuk po mundemi kerkah me e gjet atë program, unë nuk e di cilit program po i referoheni kur s’keni program”, tha Fisnik Ismaili nga VV.
Memli Krasniqi – PDK: Ne besojmë se reprezentacioni i Kosovës do të luaj në kualifikimet për Botërorin 2018.
“Në fillim të viti tjetër Komiteti Olimpik i Kosovës përfundimisht do të jetë anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ne, siç jemi të sigurt që, tashmë reprezentacioni Kosovës duhet që t’i lejohet që të luaj ndeshje kualifikuese për Botërorin 2018”, tha Memli Krasniqi.
“Do të vazhdojmë po ashtu rritjen e financimit të projekteve të kulturës së pavarur, apo të operatorëve të pavarur kulturor, të cilët sot marrin trefish më shumë mjete nga buxheti i shtetit, sesa që kanë marrë para tri vjetësh”, tha Memli Kransiqi, ministër në largim i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Genc Salihu – PF: Pse duhet të ketë Ministri të Kulturës?
“Partia e Fortë propozon që ta bëjmë një debakël të madh, në mënyrë që ta zgjidhim këtë çështje. Prandaj Partia e Fortë e nuk e ka parë të arsyeshme që ta qes në shitje sikurse ministritë e tjera edhe Ministrinë e Kulturës, sepse e konsiderojmë si diçka abstrakte, të pa definuar mirë, dhe fundja, krejt të parëndësishme dhe vetëm humbje kohe. E natyrisht shtrohet pyetja se pse duhet të jem unë ministër, sepse humbja e kohës është një art i hollë dhe dikush duhet ta administrojë”, tha Genc Salihu.
Për këto çështje në panelin e sotëm do të marrin pjesë këta përfaqësues të partive politike:
AKR: Miftar Dragidella dhe Anita Ahmeti.
AAK: Xhenet Syka, Gent Begolli dhe Burbuqe Bakija – Deva.
PDK: Memli Krasniqi, Jehona Shyti dhe Lirak Çelaj.
LDK: Bajrush Morina, Vjollca Krasniqi dhe Agim Kikaj.
VV: Fisnik Ismaili, Besa Berberi dhe Afrim Spahiu
PARTIA E FORTË: Genc Salihu, Kaltrina Krasniqi dhe Dren Maliqi.