Burri Rrah Gruan dhe Përfundon në… Procedurë të Rregullt

Në bazë të raportimeve policore, ditëve të fundit vërehet një rritje e rasteve të dhunës në familje.

Një i fundit i raportuar ndodhi dje rreth orës 12:30 në Prishtinë kur sipas Policisë, viktima ka informuar organet e rendit se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Policia thotë se gruaja e sulmuar ka marrë lëndime trupore nga ky sulm dhe i është dashur të marrë trajtim mjekësor.

Nga ana tjetër, me vendim të Prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” mbrëmë transmetoi një hulumtim në të cilin një grua tregonte se si është rrahur shumë shpesh nga burri i saj, përderisa drejtësia kishte dhënë vendime qesharake ndaj agresorit.

Në një rast tjetër në Malishevë, një burrë është arrestuar dje pasi që, sipas policisë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.