Bastisje e Intervistime në Një Spital Privat në Prishtinë

Policia e Kosovës për të dytën ditë rresht është duke ndërmarrë një operacion të bastisjes në një spital privat nën dyshimet për “keqpërdorime të shërbimeve mjekësore”.

Zyrtarë të policisë kanë konfirmuar për KALLXO.com se gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së djeshme janë shoqëruar katër persona të cilët janë staf i spitalit “Global Hospital” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se operacioni është duke u bërë në bashkëpunim me prokurorinë.

“Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në spitalin Global Hospital dhe mund të them që fillimisht janë shoqëruar për intervistim katër persona që janë staf dhe personel i këtij spitali. Ata janë sjellë në polici vetëm për t’u intervistuar. Realisht operacioni policor është duke vazhduar dhe këtu flasim për të njëjtin spital”, tha Kelani.