Avokatët Kërkojnë Refuzimin e Ankesës për “Kleçkën”

Përveç Karim Khanit, edhe avokatët tjerë të Limajt dhe të tjerëve kërkuan refuzimin e ankesës së prokurorisë për “Kleçkën”.

Hedhjen poshtë të ankesës dhe vërtetimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për “Kleçkën” e kërkuan pastaj edhe dy avokatët tjerë të Fatmir Limajt Tahir Rrecaj e Tomë Gashi.

Të njëjtën gjë e kërkuan nga Gjykata e Apelit edhe avokatët e nëntë personave tjerë që ishin pjesë e gjykimit që përfundoi në vitin 2013.  avokatët Xhafer Maliqi e Florim Vërtopi, mbrojtës të të akuzuarit Naser Krasniqi.

Është duke vazhduar shqyrtimi i rastit “Kleçka” në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht Karim Khan, avokati i Fatmir Limajt është duke e kundërshtuar ankesën e Prokurorisë së EULEX-it ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për dhjetë të akuzuarit për krime lufte.

Khan kërkoi që të hedhet poshtë ankesa e prokurorisë duke e quajtur atë qëllimkeqe.

Dhjetë ish-ushtarët e UÇK-së u shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte më 17 shtator 2013.

Pastaj Prokuroria e EULEX-it ishte ankuar në Apel në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për këtë rast.

Një vit më pas nisi shqyrtimi në Apel i “Kleçkës” kur avokati i Fatmir Limajt kërkoi përjashtimin e kolegjit të kësaj gjykate, nën arsyetimin se kolegji po sillet keq me të dënuarit.

Të akuzuarit për “Kleçkën” qenë liruar edhe në pranverën e vitit 2012.