Asociacioni në Gjykatë Kushtetuese

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit të Komunave Serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Selimi Selimi, këshilltar ligjor i Presidentes Jahjaga, konfirmoi për KALLXO.com se kërkesa e Presidentes është dërguar në Kushtetuese.

“Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, tha Selimi për KALLXO.com.

Paralajmërimin për këtë hap, Presidentja e kishte bërë ditë më parë, për shkak se Kuvendi i Kosovës po vazhdon të mbetet i bllokuar pas pretendimeve të partive opozitare se ky Asociacion, për të cilin kryeministri Isa Mustafa e ka hedhur nënshkrimin në Bruksel, është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.