Arrestohet Zyrtari Policor, Ndalohet për 48 Orë

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Këtë e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Sipas IPK-së, zyrtari policor është i punësuar në një stacion policor të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës. Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 15 dhe 16 korrik 2015 në Gjilan.

Zyrtari i dyshuar dhe tashmë i suspenduar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.