Arrestohen Pesë të Dyshuar për Prerje Pyjesh në Suharekë

Policia e Suharekës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për prerje ilegale të pyjeve.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie.

Sipas policisë të dyshuarit janë kapur në flagrancë nga policia gjatë ngarkimit të traktorit me dru të llojit ah.

“Ngjarja ka ndodhur  në bjeshkët e fshatit Maçitevë me ç’ rast janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sekuestruar tre traktorë të ngarkuar me dru për ngrohje të cilët janë deponuar në Nënstacionin Policor të Mushtishtit,” thuhet në komunikatën e Policisë.

Me urdhër të prokurorit  të dyshuarit  I. Aliaj, F. Aliaj, B. Aliaj, S. Bugari dhe I. Bajselmani janë ndaluar nën masën e arrestit policor.

Edhe të premten dhe të enjten e kaluar nga policia në Komunën e Suharekës u arrestuan nëntë persona tjerë po për prerje ilegale të pyjeve.