Aksident Zinxhiror në Shkup, 19 Vetura të Përfshira (FOTO)

Mjegulla e dendur ka shkaktuar telashe në trafik anembanë Ballkanit.

19 vetura janë përfshirë në një aksident zinxhiror në afërsi të Shkupit në hyrje nga Tetova për shkak të kushteve të vështira në komunikacion.

ALSAT-M raporton se disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa dëmet materiale llogariten të mëdha.