Aksident në Magjistralen Prishtinë- Mitrovicë (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21 në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, afër fshatit Stanovc të Vushtrrisë.

Dëshmitarët e aksidentit kanë thënë për KALLXO.com se nuk ka pasur viktima në njerëz, përderisa veturat e përfshira në të duken të dëmtuara.

Aksidenti ka bërë që të krijohen kolona të gjata në të dyja anët e magjistrales.