Adem Beha Ofron Dorëheqje nga Zëdhënësi i UP-së

Këshilltari për media i Universitetit të Prishtinës, Adem Beha, ia ka paraqitur dorëheqjen rektorit, Ramadan Zejnullahu. Këtë veprim ai thotë se e bëri për shkak të obligimeve të veta akademike.

Edhe pse këtë dorëheqje ende nuk e ka aprovuar rektori, Beha kërkon mirëkuptim prej shefit të tij.

Beha i tha Kallxo.com-it përmes telefonit se janë studimet e tij që e kanë bërë ta marrë këtë vendim.

“Për shkak të studimeve të doktoratës, punëve si mësimdhënës në UP dhe disa provimeve tjera e kam marrë këtë vendim”, tha Beha.

“Edhe pse vendimi im për dorëheqje është i njëanshëm, besoj në mirëkuptim nga rektori”, tha Beha. Ai tha se, përgjatë kësaj kohe është munduar t’i kontribuojë proceseve në UP.

KALLXO.com ka provuar ta kontaktojë rektorin Ramadan Zejnullahu, për ta pyetur nëse do ta miratojë këtë dorëheqje, por ai ka qenë i pa qasshëm në telefon.