84 Nxënës të Vrarë Brenda Shkollës në Pakistan Nga Sulmi i Një Talibani
Një zyrtar i lartë pakistanez tha se 84 nxënës janë vrarë nga sulmi i një talibani të armatosur në një shkollë ushtarake afër Peshavarit.
Pervez Khattak, kryeministër i provincës në të cilën po kryhet sulmi, tha se një numër i përafërt i personave janë të lënduar.
Një taliban i armatosur ka hyrë në një shkollë ushtarake në veriperëndim të qytetit Peshavar të Pakistanit, të martën në mëngjes, duke vrarë 20 nxënës dhe një ushtar, thanë zyrtarët.
Raportohet se 36 persona janë të lënduar, përfshirë edhe dy arsimtarë.
Ky është sulmi më i rëndë ndaj ushtrisë i cili e godet rajonin e trazuar brenda disa muajsh.
Sulmi filloi në orët e mëngjesit pasi sulmuesi i armatosur hyri në shkollë në të cilën mësojnë nxënësit e klasëve 1-10 duke shtënë pa u ndalur, thanë zyrtarë të policisë.
Komandot e armatosura erdhën shpejt në vendin e ngjarjes dhe shkëmbyen zjarr me personin e armatosur.
Jashtë shkollës janë dëgjuar të shtënat bashkë me një shpërthim të fuqishëm që ende nuk dihet prej nga erdhi. Televizioni pakistanez jep pamje të ushtarëve duke rrethuar vendin e ngjarjes dhe duke i shtyrë njerëzit prapa.
Ushtria pakistaneze ka bërë të ditur se është duke u ndërmarrë një operacion shpëtimi, ndërsa shumica e nxënësve dhe stafit janë evakuuar.