58 Nxënës të Suharekës Ikin Jashtë Vendit me Familje

Prej fillimit të vitit shkollor 2014/2015 e deri tash shkollimin në Komunën e Suharekës e kanë braktisur 58 nxënës për shkak të ikjes së qytetarëve drejt perëndimit.

kjo shifër u dha në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal për siguri.

“Sipas evidencës së Drejtorisë së Arsimit prej fillimit të vitit shkollor e deri me tani e kanë braktisur shkollimin 58 nxënës për shkak të ikjes së qetarëve, drejt perëndimit për një jetë më të mirë ekonomike,” tha nënkryetari i komunës Rexhep Kuçi.

Kuçi, tregoi se sipas një evidence të DKA-së, më së shumti nxënës që kanë braktisur shkollimin ka në fshatin Gelancë.

Arsim Bajrami, ministër i Arsimit deklaroi të premten se braktisja e shkollimit fillor dhe të mesëm nga nxënësit për shkak të emigrimit është alarmante.

Sipas të dhënave të MAShT-it nga vala e të ikurve kanë lënë bankat e shkollës 5 mijë nxënës. Numi total i të ikurve sipas të dhënave të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është dhjetëfish më i madh.