170 të Lënduar Gjatë Protestës u Trajtuan në QKUK

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës bën të ditur se gjatë protestës së djeshme janë trajtuar 170 të lënduar.

Sipas këtij shërbimi iu dha ndihmë mjekësore 107 policëve, 53 protestuesve dhe 10 qytetarëve.

Shërbimi spitalor njofton se puna e stafit mjekësor u krye si duhet dhe nuk munguan mjetet e nevojshme.

“Vlen të theksohet se furnizimi me barna dhe material shpenzues ka qenë i plotë, po ashtu të gjitha kapacitet e degëve diagnostike kanë qenë në funksion të plotë, duke kryer radiografitë e nevojshme, CT-të e deri tek rezonanca magnetike,” thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës rastet e para të të lënduarve në spitalet publike të Prishtinës kanë filluar të paraqiten që nga ora 13:00.

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së kishte formuar shtab emergjent për t’u ofruar ndihmë fluksit të madh të të lënduarve.