Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Përleshje në mes të ditës në Lipjan

Policia ka arrestuar një person i cili ishte përleshur me një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë e gjitha ngjarja kishte ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lipjan.

Në raportin ditor të policisë është thënë se dy persona kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete, ku më pas edhe janë përleshur mes vete duke bërë që i dyshuari i cili kishte nisur përleshjen ti shkaktoj lëndime trupore viktimes.

Policia ka sqaruar se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra nga përleshja.