Përleshje mes tifozëve, dy persona dërgohen në QKUK

Dy persona kanë pësuar lëndime, ku njëri prej tyre dyshohet të jetë therur me thikë, pas një përleshje që ka ndodhur pas një ndeshje futbollistike në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com, se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Rreth orës 19:30 jemi njoftuar nga QKUK për dy persona të lënduar, ku njëri prej tyre dyshhet të jetë therur me thikë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se derisa personat e lënduar po marrin tretman mjekësor, njësitet policore janë duke punuar në zbardhjen e ketyre rasteve që kanë ndodhur në afërsi të sheshit “Nëna Terezë”, në Prishtinë.