Ilustrim

Përleshje mes familjarëve në Pejë, përdoren edhe sëpata

Policia e Pejës ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët  pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta familjarin e tyre.

Viktima ende nuk është takuar nga Policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast  dhe një veturë.

Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet  policore janë duke e hetuar rastin.

Rasti i cili po trajtohet si lëndim i rëndë trupor ka ndodhur në Qafë të Broqit, të Pejës më 26 prill rreth orës 23:10.