Përleshje masive në Merdare, shoqërohen në polici gjashtë persona

Gjashtë persona janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Prishtinë për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të Podujevës.

Zëdhënësja e Policia në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00.

‘Është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të  Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe kanë shoqëruar në stacion gjashtë personat e përfshirë në këtë rast, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore’, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se persona e lënduar janë intervistuar pasi kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të gjithë janë liruar.