Përleshje e sulm me thikë në qendër të Prishtinës

Një incident ka ndodhur rreth orës 15 në qendër të Prishtinës kur disa persona janë përleshur në rrugë.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se deri te përleshja ka ardhur pas një aksidenti që kishte ndodhur.

Në këtë përleshje, sipas burimit të KALLXO.com, janë përdorur edhe thika.

Njësitet speciale të Policisë janë në vend të ngjarjes duke i dalë në ndihmë policisë së trafikut.

Policia e Kosovës e konfirmoi incidentin.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident në rrugën “Dritan Hoxha”. Aksidenti ka qenë me dëme materiale. Pas aksidentit dy palët e dy veturave të përfshira në aksident kanë pasur mosmarrëveshje mes veti. Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor njëri nga ta në cilësinë e të dyshuarit pasi që i njëjti me thikë ka kanosur viktimën. Stacioni Qendra është duke u marrë me rastin”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.