Përleshja në nëndegën e LDK-së në Ferizaj; një person ndalohet, dy lirohen

Mbrëmë në nëndegën e LDK-së në Koshare të Ferizajt ndodhi një përleshje fizike ndërmjet anëtarëve të kësaj partie.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për këtë përleshje fizike.

Sot, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë arrestuar re persona, njëri nga ta sipas forcave të rendit është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht. Si pasojë një mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

https://kallxo.com/svarqa-jep-detaje-per-perleshjen-ne-koshare-te-ferizajt/