Foto: Ilustrim

Përleshja mes vëllezërve të mitur në Gurrakoc përfundon me therje me thikë

Një i mitur në fshatin Gurrakoc të Istogut ka tentuar dje të vras vëllain e tij, duke e therur me thikë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari i mitur i cili është arrestuar nga policisë, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë vëllain e tij, po ashtu i mitur.

Viktima e këtij rasti është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.