Foto-ilustrim

Përleshen Familjarët mes Vete në Prizren

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, dy prej tyre babë e bir, ndërsa dy të tjerë familjarë pasi për arsye të panjohura për policinë, janë rrahur mes vete.

Si pasojë e këtij incidenti, policia raporton se disa të përfshirë në të kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar pasi që janë rrahur mes vete për arsye të paditura.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren në rrugën “Bujtina”.

Policia nuk ka dhënë detaje të incidentit.

Tre të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa një i dyshuar është duke u trajtuar në spital.