Përkujtohen viktimat në komunikacion rrugor

Tri performaca artistike u organizuan sot në tri rrugët kryesore në kryeqytet për të shënuar 23 prillin, Ditën Vendore për përkujtimin e e viktimave në komunikacionin rrugor.

Me moton T’i kujtojmë e mos të lëndojmë ”, për 10 minuta në ora 12:00, në tri vendkalime e tri akset më të frekuentuara të Prishtinës ishin të bllokuara, nga  krijues të cilët përmes performancave artistike kujtuan viktimat në trafik.

Ky aktivitet organizohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor “Impact” ndërsa performaca u realizua në rrugët: “Garibaldi”, para Hotelit “Grand”; “Agim Ramadani”, para Hotelit “Sirius” dhe në rrugën “Luan Haradinaj”, para monumentit “New Born”.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar dhe institucional rreth sigurisë në rrugë.