Përkrahësi i Sami Lushtakut Gjuan me Armë në Mes të Turmës

Qindra qytetarë e kanë pritur mbrëmë ish komandantin e Zonës Operative të Drenicës të UÇK-së, Sami Lushtaku, në sheshin e qytetit pak çaste pasi ai fitoi pafajësinë nga Gjykata Supreme ndaj akuzave për vrasje.

Qytetarët e kanë pritur Lushtakun me fishekzjarrë, këngë e brohoritje ndërsa kamera e KALLXO.com e ka xhiruar një simpatizues të tij duke e shprehur gëzimin në një mënyrë tjetër.

Pamjet e KALLXO.com tregojnë një person që shtie disa herë me armë në ajër në mesin e turmës.