Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Përjashtohet Gjyqtari në Rastin e Vrasjes në Gadime

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka aprovuar kërkesën e të akuzuarit Arian Agushi për përjashtimin e gjyqtarit të rastit, Abdullah Ahmeti.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, i cili tha se kërkesa është aprovuar me qëllim që të mos pengohet procedura penale.

“Kjo është bërë me qëllim që të mos prolongohet procedura penale dhe të mënjanohen dyshimet në objektivitetin e vendosjes se kësaj çështje, ashtu sikurse ka paraparë neni 39 , pika 3 i Kodit të Procedures Penale të Republikës së Kosovës”, tha Jashari.

Në seancën e kaluar, avokati mbrojtës, Aziz Rexha, së bashku me mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë, Mentor, Shpend dhe Xhezair Agushit, kërkuan nga trupi gjykues përjashtimin e gjyqtarit Abdullah Ahmeti për shkak të dyshimit në paanshmërinë e tij.

http://kallxo.com/kerkohet-perjashtimi-gjyqtarit-ne-rastin-e-vrasjes-ne-gadime/

Ndërkaq, një gjë e tillë u mohua nga përfaqësuesja e familjes së dëmtuar Demiri, avokatja Fehmie Gashi-Bytyqi, e cila tha se i dëmtuari nuk e di se as për cilin gjyqtar bëhet fjalë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzonte Arian, Mentor, Shpend dhe Xhezair Agushin se kanë kryer së bashku vrasjen e R. Demirit më 12 prill 2012 në fshatin Gadime e Epërme të komunës së Lipjanit.

Në tetor 2015, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte dënuar të akuzuarit me 43 vjet e gjysmë burgim.

http://kallxo.com/43-vjet-e-gjysme-burg-per-vrasjen-ne-gadime-te-lipjanit/

http://kallxo.com/shprehin-ngushellime-te-akuzuarit-per-vrasje/

Redaktoi: Naser Sertolli