Ambasadori Amerikan Philip Kosnett duke u larguar nga Kuvendi pas takimit me Veselin e Haradinaj - 22.01.2029

Përfundon takimi për taksën, ambasadori i ShBA-së largohet pa u deklaruar për media

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në  takim Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, për taksën 100 %.

Takimi ka filluar në ora 12:00 dhe ka zgjatur për një orë.

I pari që është larguar nga ky takim ka qenë ambasadori i SHBA-ve i cili nuk është deklaruar për media.

Ndërsa për këtë takim ende nuk janë deklaruar as kryeparlamentari e as kryeministri.

Qeveria e Kosovës  në fund të vitit të kaluar ka vendosur taksë 100 % mallrave që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

SHBA ka kërkuar që kjo masë tarifore të hiqet ose të suspendohet, në mënyrë që të fillojë dialogu dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale.

https://kallxo.com/haradinaj-kerkon-garance-per-njohje-para-pezullimit-te-takses/

https://kallxo.com/veseli-taksa-nuk-e-rrezikon-partneritetin-me-shba-ne/

 

Taksa 100 % për Serbinë

 

.